Home Travel Ja përse duhet të vizitoni New York-un
Ja përse duhet të vizitoni  New York-un
0

Ja përse duhet të vizitoni New York-un

0
0

Si një nga qytetet më emocionues dhe më të mrekullueshëm në botë, New York ka disa destinacione turistike tërheqëse të cilat nuk duhen humbur për asnjë arsye kur e vizitoni këtë qytet për herë të parë (ose për herë të dytë). Edhe pse Empire State Building është një destinacion që e dinë të gjithë, ka edhe disa të tjera që ndoshta nuk i gjeni në cdo guidë turistike për një eksperiencë të paharrueshme New York-u.

Jeni gati?

Anija për në Staten Island. Falas.

Doni të shikoni statujën e lirisë, por nuk jeni mirë me buxhetin? Pa problem mund të ngjiteni në bordin e anijes së Staten Island për një kosto prej 0 dollarësh. Për 20 minuta do të arrini ishullin dhe do të hipni në një tjetër anije kthimi pa asnjë detyrim monetar! Jo vetëm kaq, por edhe do të shijoni një pamje të Manhattan-it nga uji.

Ura Brooklyn
Tani më e famshme se asnjëherë tjetër, ura e Brooklyn është një nga atraksionet që e humbasin shumë prej vizitorëve. Mos u bëni një prej tyre.

Shëtitje me anije në Central Park
Kjo është më tepër për vizitorët në stinën e verës, por edhe pse mund të jeni aty një periudhë tjetër të vitit, skeduloni pak kohë për të shijuar një shëtitje relaksuese me anije në Central Park. Mund të merrni një anije për 4 persona për 12$. Juve do ju kushtoj vetëm 3$.

Papaja Gray
Nëse shkoni në New York për të provuar shijen e vërtetë të ushqimit të servirur në rrugë, ekzaktësisht atë të një hot dog-u mos kini turp. Jemi në shekullin e XXI dhe kjo është ende e mundur. Papaja Gray është vendi që shkojnë vendasit për të blerë hot dog-un e tyre të përditshëm. Kushton më pak se 2$, por duhet ta lini në dorë të personit që jua servir dhe mos të bëni kërkesa për salcën apo dicka tjetër sepse ata nuk do t’jua venë veshin. Mund të gjeni një në cepin midis Broadway dhe 72.

MET, Muzeu Metropolitan i Artit
Jeni një admirues i artit? Atëherë ky është një vend që duhet ta vizitoni me patjetër. Pagesa për të hyrë në MET është në formë donacioni, pra aq sa ju dëshironi. Rekomandohet të paguani 20$, por edhe nëse ju duket e përshtatshme një shumë tjetër atëherë nuk ka asnjë problem.

Teatër i lirë, pa biletë
Dëshironi të shikoni një shfaqje në Broadway me një cmim të ulët, por stomaku juaj nuk e përballon dot faktin e të priturit në rradhë më shumë se një orë? Atëherë shkoni atje rreth 30 minuta para fillimit për të parë nëse mund të merrni ndonjë biletë në kabinën e biletave. Për sa kohë nuk është një shfaqje e famshme keni mjaft mundësi.

Century 21
Nëse doni të bëni shopping, por ju trembin cmimet e larta të këtij qyteti atëherë kaloni nga Century 21 për cmime të përballueshme.

Ndërroni Empire State me Rockfeller
Këtë mund ta keni parë edhe në guida turistike, por duhej përmendur patjetër. Në vend që të shkoni në Empire State Building, konsideroni mundësinë që të shkoni në qëndrën Rockfeller për një pamje më të mirë e cila do të përfshijë edhe Empire State në kornizë. Pregatituni gjithsesi të prisni në rradhë. Nuk ka mënyrë shmangieje.

Filma të lirë për 6$ në AMG
Nëse do të qëndroni në qytet për disa ditë me rradhë dhe doni të shihni një film, por nuk ju kanë mbetur shumë para atëherë AMG është zgjidhja. Shkoni atje para mbrëmjes për cmime speciale filmash për vetëm 6$.

HBO Festivali Veror i Filmit
Nga muaji qershor deri në gusht Parku Bryant zhvillon Festvalin Veror të Filmit HBO. Ky eveniment është shumë i famshëm dhe i frekuentuar nga vendasit. Aty keni mundësi të hyni falas të hënave dhe portat hapen në orën 17:00, prandaj sigurohuni të shkoni më shpejt për të siguruar karrigen tuaj.

Linku: https://www.protectedtrustservices.com/consumer/destinations/the-top-10-reasons-to-visit-new-york-city/

Foto: Freepek.com

 

tags: