Home Travel Butrinti, destinacioni historik më i preferuar nga turistët
Butrinti, destinacioni historik më i preferuar nga turistët
0

Butrinti, destinacioni historik më i preferuar nga turistët

0
0

Parku Kombëtar i Butrintit është siti arkeologjik më i vizituar në vendin tonë dhe ai që ka patur fluksin më të madh në sezonin veror.

Në 8 muajt e parë të këtij viti, në Butrinit kanë hyrë mbi 80 mijë vizitorë duke shënuar një rritje me 42.7% krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur këtë sit e vizituan 56.363 vizitorë. Vetëm gjatë Gushtit të këtij viti Butrintin e kanë vizituar rreth 780 persona në ditë.

Ky interes kaq i madh reflektohet edhe në të ardhurat nga biletat duke e bërë Butrintin parkun më fitimprurës në vend.

Sipas të dhënave zyrtare, në vetëm këto 8 muaj janë arkëtuar mbi 52 milionë Lekë ose 20% më shumë se të ardhurat e futura në 8-mujorin e 2022 të cilat arritën në 43 milionë.

Por sezoni nuk ka mbaruar për këtë park unik, jehona e të cilit ka shkuar anekënd botës, e që është në listën e trashëgimive të rralla të UNESCO-s. Ndaj dhe pritet që trendi i 8 muajve të parë të vitit të vijojë edhe për muajt e mbetur të 2023.

Qyteti antik i Butrintit i shtrirë në një hapësirë prej 2900 hektarësh dëshmon historinë jo vetëm të zonës, por edhe lulëzimin dhe rënien e qytetërimeve të njohura të rajonit.

Në këtë park ruhet një hapësirë mbi 2000-vjeçare, që nga tempujt helenikë të shekullit IV para Krishtit deri në kalatë osmane dhe veneciane të fillimit të shekullit XIV.

Linku: https://tvklan.al/

Foto: Freepek.com