Home Lifestyle Ja arsyet pse keni flokë të thatë
Ja arsyet pse keni flokë të thatë
0

Ja arsyet pse keni flokë të thatë

0
0

Flokët e thatë janë një nga problemet më të zakonshme tek femrat, pavarësisht gjatësisë apo volumit të tyre.

Ne do ju paraqesim 5 arsye pse flokët bëhen shumë të thatë në mënyrë që të gjeni zgjidhjen.

-Faktorët mjedisorë

Klima e thatë, noti në pishina me klor ose ujë të kripur, ekspozimi i tepërt i diellit dhe kimikatet që gjenden në ujin e rubinetit e bëjnë flokun tuaj të thatë. Mënyra për ta trajtuar atë është të hidratoni siç duhet, përdorni kapele në diell, kapele në pishinë dhe det.

-Larja shumë e shpeshtë

Larja e tepërt largon vajrat e prodhuara nga skalpi juaj. Këto vajra janë thelbësorë për rritjen e shëndetshme të flokëve. Përveç kësaj, larja e shpeshtë e than skalpin tuaj dhe shkakton zbokth. Lani flokët 2-3 herë në javë.

Produkte të papërshtatshme

Sot, ekziston një shumëllojshmëri e gjerë e produkteve për kujdesin e flokëve. Shumë prej tyre përmbajnë kimikate të forta, alkool, sulfate apo silikon të cilat heqin serumin natyral nga skalpi. Përdorni produkte të përshtatshme për flokë të thatë që pastrojnë, hidratojnë dhe mbrojnë flokët tuaj.

Linku: https://www.healthline.com/health/dry-hair

Foto: Freepek.com

tags: