Zbulimi i Shqipërisë turistike vazhdon të ngjallë kërshëri ndër vendet e tjera, por edhe të tërheqë vëmëndjen e mediave të huaja, se përse Shqipëria u kthye në destinacionin më tërheqës të këtij sezoni.
Surprizë për shumëkënd ishte fluksi i turistëve që Shqipëria pati gjatë sezonit veror dhe atraksionet që Shqipëria ofron. Është media spanjolle “Travesias” ajo që i kushton një hapësirë bukurive të Shqipërisë.
Në Shqipëri mund të impresionohesh nga natyra, nga kultura, qytetet historike por edhe nga gastronomia. Sipas kësaj të përditshme, në kuzhinën shqiptare i gjen të gjitha shijet, madje edhe të kuzhinës italiane, greke dhe turke.
Janë Berati dhe Gjirokastra dy qytetet për të cilat mediat kanë folur pareshtur, për unikalitetin e arkitekturës, rrugicat me kalldrëm dhe mikpritjen e tyre. Dy qytetet muze janë gjithmonë zgjedhja e çdo turisti.
Pas kulturës, nuk largohet pa folur për plazhet dhe natyrën e bukur të Jugut. Madje duke e krahasuar edhe me destinacionet më të njohura të Spanjës. Në këtë rast Vlora veçanërisht turistëve spanjollë mund t’ju ngjasojë me Costa Del Sol, një vend i bukur dhe i njohur turistik.
Por jo vetëm kaq, kush është në kërki të pushimeve të lira, por në vende të bukura siç janë të famshmet plazhet e Greqisë, sipas kësaj media nuk duhet të lodheni, por të zgjidhni menjëherë Shqipërinë.
Linku: https://www.travesiasdigital.com/noticias/bienvenidos-a-albania/
Foto:Freepek.com