
0
0
Beniada dhe Jori janë super shoqe. Dyshen jemi mësuar t’i shikojmë shpesh të suportojnë njëra-tjetrën në çdo hap të tyre.
Në daljen e saj të fundit Beniada është ndalur pak tek lidhja e Jorit me Fred De Palma.
Modelja ka folur për lidhjen e tyre dhe mendimin që ka ajo për të dashurin e shoqes.
“Unë mendoj se janë një çift shumë i bukur, shkojnë shumë bashkë. Fred De Palma është një nga artistët më të mirë italian dhe mos e shikoni nga pamja, nga tatuazhet!
Nga zemra, ndonjëherë pamja të gënjen. Tatuazhet e bëjnë të duket pak më të fortë, por ka një zemër të mirë dhe bashkë janë një super çift”-tha ajo.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=tFU7Lh_0js8
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CvkAvQ0obSX/?img_index=3