Aktorja angleze, Sophie Turner doli për një natë vajzash me ish të dashurën e Joe Jonas, këngëtaren amerikane, Taylor Swift në qytetin e New York-ut.
Aumi i “Game of Thrones” lidhi krahët me fituesen e “Grammy-t”, ndërsa ato shijuan një darkë në Via Carota, shkruan PageSix.
Turner, e cila u nda nga Jonas në fillim të këtij muaji pas katër vitesh martese, mbante stil të njëjtë të flokëve si ish e dashura e ish burrit të saj, Swift – të dyja me bishta të tërhequr nga prapa.
Swift filloi të takohej me Jonas në korrik të vitit 2008. Në tetor të të njëjtit vit, dyshja kishin përfunduar romancën e tyre.
Taylor Swift, Joe Jonas.
Që nga ndarja e tyre, ajo thuhet se ka shkruar shumë këngë për anëtarin e “Jonas Brothers”, nga “Forever & Always” tek “Better Than Revenge”.
Sa i përket aktorit, i cili vazhdoi me Camilla Belle, Gigi Hadid dhe përfundimisht Turner pas ndarjes, iu referua Swift në “Much Better”.
Ndërsa ai këndoi në melodinë e vitit 2009 se ai kishte “mbaruar me superyjet” dhe “të gjithë lotët në kitarën e tij”, ai ndryshoi tekstin në vitin 2022 për të thënë se është “në rregull” në raport me Swift.
Turner, nga ana e saj, e ka dëshmuar veten të jetë një fanse e Taylor në shumë raste.