Megi zbulon çfarë nuk i pëlqeu tek vetja në tapetin e kuq të Premierës së filmit ‘Në kuadër të dashurisë’
Megi Pojani në çdo hap të saj shkakton zhurmë në medja për arsye të ndryshme.
Në daljen e saj të fundit në Tapetin e Kuq për premierën e filmit Në Kuadër të dashurisë Megi ka disa pakënaqësi me veten.
Moderatorja u shfaq me një fustan të kuq ku dukej super sensuale. Megjithatë sipas Megit përtypja e një çamçakëzi në këto momente nuk ka qenë imazhi më i mirë.
“Çfarë të them unë, duhet të ftohem në 10 tapete të kuq që t’i kap stilin. Më duhet një skuadër si fillim, t’i kem në kufje dhe të më thonë se duhet të heq camcakëzin, të mbaj trupin drejt dhe të mos hallakatem shumë. Jo se nuk rregullohet por taksirati im që më ndodhin të gjitha para kamerave. Dhe vërtet një minutë e mbajta, se e kapërceva pastaj, paska qënë minuti i lavdisë“, shkruan Megi bashkangjitur postimit të saj në “InstaStory”.
Linku:https://www.instagram.com/megipojani/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/megipojani/