
Aleksandros i ka kërkuar falje Uedës për gjithë sjelljen e tij të pahishme ndaj saj.
Kujtojmë se dyshja për javë me rradhë kanë qenë çift dhe me hyrjen e Eridës gjërat ndryshuan. Dyshja u shfaqën duke u puthur së bashku dhe këto imazhe në spektakël befasuan Uedën.
Madje Aleksandros deklaroi se ka ndjenja për të prandaj erdhi dhe puthja.
Së fundmi ai i ka kërkuar falje ku dëgjohet t’i thotë se nuk ka dëshirë të mbesin armiq.
Aleksandros-Uedës: Doja të të kërkoja falje se jam sjellë si idiot. Nuk e meritoje një sjellje të tillë nga ana ime për shkak të karakterit që ti ke dhe vajzës që ti je.
Më pas Ueda i ka thënë se dhe ajo nuk dëshiron që ata të mbesin armiq.
Linku: https://www.instagram.com/loveisland.albania/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/loveisland.albania/