Home ShowBiz Luizit i dhurohet ‘luani’ në Prishtinë, Olta e quan mace
Luizit i dhurohet ‘luani’ në Prishtinë, Olta e quan mace
0

Luizit i dhurohet ‘luani’ në Prishtinë, Olta e quan mace

0
0

Premiera e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’ këtë mbrëmje u zhvendos në Prishtinë. Ata që tërhoqën vëmendje ishin sigurisht protagonistët e filmit, Luiz dhe Olta.

Duket se as ‘puthja’ nuk i paska ftohur ‘gjakrat’ mes tyre,  pasi në një moment teksa po kalonin në tapetine kuq ku gjetën kohën të përshëndeteshin edhe me fansat, këta të fundit i dhurojnë Luizit një bluzë me figurën e ‘Luanit’, teksa Olta e cila kalon aty  pranë nuk kursehet dhe e lë një koment, pasi e quan ‘mace’.

Kujtojmë se Olta dhe Luizi kanë patur një luftë shumët të ashpër mes njeri tjetrit në Big Brother Vip.

Ndërsa pas daljes së tyre ende nuk dihet se si janë raportet e tyre fiks, ndonëse kanë luajtur një film së bashku dhe kanë shkëmbyer një puthje.

Linku: https://www.instagram.com/itsluizejlli/

Foto: https://www.instagram.com/itsluizejlli/