Home Lifestyle Ndërgjegja lind bashkë me bebet
Ndërgjegja lind bashkë me bebet
0

Ndërgjegja lind bashkë me bebet

0
0

Ndërgjegjia mund të jetë e zhvilluar në mënyrë elementare që në lindje. Deri më sot nuk është vërtetuar dhe ka patur hipoteza të ndryshme, por nga një studim i gjerë, kërkuesit mendojnë se truri njerëzor mund të jetë në gjendje të ketë ekzperienca të ndërgjegjshme, që nevojiten për të zhvilluar përceptimin e vetes dhe mjedisit nga i cili rrethohet, ndoshta edhe që në tremestrin e fundit të shtatzanisë.

Pas revizionimit të kërkimeve të realizuara në këtë fushë deri me sot, autorët e studimit shpjegojnë se të porsalindurit mund të integrojnë përgjigje sensoriale dhe konjitive dhe të përgjigjen ndaj stimujve. Mirëpo kjo s’do të thotë që ndizet papritur në lindje, por më shumë mundësi mund të ketë një zhvillim gradual ndërkohë që krijohen sinapset, senset zgjohen, dhe si rrjedhoje ndërgjegjësimi ndërton modele që mund të rimodifikohen kur ka përballje me stimuj të rinj.

Studimi është rezultat i bashkëpunimit midis disa universiteteve nga Gjermania, Irlanda, Australia e SHBA dhe është publikuar në revistën Trends in Cognitive Science.

Linku: https://www.nature.com/articles/pr200950

Foto:Freepik.com

tags: