Home ShowBiz “Leave The World Behind” pritet të thyejë rekorde
“Leave The World Behind” pritet të thyejë rekorde
0

“Leave The World Behind” pritet të thyejë rekorde

0
0

Leave The World Behind” është emri i thrillerit të ri psikologjik i bazuar në romanin me të njëjtin emër të Ruman Alam nga viti 2020. Një kast i përbërë me yje të mëdhenj, si Julia Roberts, Mahershala Ali, Ethan Hawke, Miha’la Herold dhe Kevin Bacon.

Filmi vjen në Netflix më 8 Dhjetor dhe së fundmi u publikua traileri i parë zyrtar. Që nga publikimi i tij, traileri ka pasur më shumë se 4.5 milionë shikime. Ish-presidenti amerikan dhe një nga bashkëpronarët e Higher End Productions, Barack Obama, ka qenë pjesë e krijimit të këtij filmi. Regjizori i filmit Sam Esmail rrëfen:

“Ai kishte shumë shënime për personazhet dhe ndjeshmërinë që do të kishin për ta. Më duhet të them se ai është një adhurues i madh i filmave dhe nuk më ka dhënë vetëm këshilla lidhur me karrierën e tij profesionale. Ai më jepte këshilla si fans i atij romani sepse dëshiron të shoh një film vërtet të mirë

Në këtë thriller apokaliptik një çift bashkëshortësh marrin me qira një shtëpi luksoze për fundjavën në Long Island me fëmijët e tyre. Megjithatë, pushimet e tyre prishen shpejt kur dy të panjohur arrijnë natën, duke u thënë atyre se nuk ka energji elektrike në të gjithë Nju Jorkun. Dy familje përballen me një fatkeqësi që po përkeqësohet çdo minutë. Vetëm një gjë është e sigurt, nuk ka kthim në normalitet.

Linku: https://www.screendaily.com/reviews/leave-the-world-behind-afi-fest-review/5187264.article

Foto: https://www.instagram.com/juliaroberts/