Home Travel Festimet e Hallounit ‘pushtojnë’ Kopenhagenin
Festimet e Hallounit ‘pushtojnë’ Kopenhagenin
0

Festimet e Hallounit ‘pushtojnë’ Kopenhagenin

0
0

Dekorimet e festës së Hallouinit kanë zbukuruar kopshtet e Tivolit në qytetin e Kopenhagës. I vendosur në zemër të qytetit, parku argëtues i Kopenhagenit u hap për herë të parë në vitin 1843 dhe tani është parku i pestë më i vizituar në Europë.

Këtë vit, më shumë se 20,000 fenerë zbukurojnë parkun i cili është plot e përplot me vizitorë, të cilët janë ndalur për të realizuar edhe disa fotografi.

“Eshtë çdo gjë kaq e bukur, është vërtetë e mahnitshme. Më pëlqen çdo gjë këtu, çdo detaj i vogël. Ka kaq shumë për të parë.”

21 kopshtarë, punëtorë dhe artistë kanë punuar për të realizuar dekorimet për festën e Halloëeen.

“Më pëlqen shumë pasi nuk ka shumë vende ku mund të shikosh dritat e Halloëeen, janë kryesisht vetëm Krishtlindje, kështu që kjo është shumë bukur por edhe diçka ndryshe.”

Përveç kungujve, shtrigave dhe fantazmave, në parkun e njohur janë projektuar edhe hije të lakuriqëve të natës dhe ujqërve me temë nga Halloëeen.

Festimet e Halloween do të zhvillohen më 31 Tetor.

Linku: https://www.visitcopenhagen.com/copenhagen/planning/tivoli-gardens-gdk424504

Foto: Freepik.com

tags: