
Romanca mes Neymar dhe Bruna Biancardit ka marrë fund. Ndarja ka qenë në mënyrë paqësore dhe dyshja vijojnë të ruajnë relata për shkak të vajzës.
Lajmi për përfundimin e lidhjes se tyre vjen nga ‘Correio Braziliense’.
Sipas tij, mes dyshes tashmë ka vetëm një marrëdhënie të përzemërt për të rritur vajzën e tyre Mavie, e cila erdhi në jetë më 6 tetor.
Sipas tij shumë shpejt do të vijë dhe njoftimi zyrtar.
Arsyeja e ndarjes thuhet se janë polemikat që ylli i futbollit dhe influencuesja patën gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, të tilla si tradhtitë dhe festat nga sulmuesi në rezidencën e tij në Mangaratiba, në Costa Verde të Rio de Janeiro.
Linku: https://www.correiobraziliense.com.br/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CrMfIHwuz9K/?img_index=1