Këngëtarja Selena Gomez ka bërë histori si gruaja më e ndjekur në Instagram, por, ajo është shprehur publikisht se do të çaktivizojë plotësisht platformën e mediave sociale për shkak të luftës Izrael-Hamas.
“Po bëj një pushim dhe po fshij Instagramin tim. Mjaft më. Unë nuk mbështes asnjë nga ato që po ndodhin”, shkroi ajo në një story të cilën e fshiu më pas.
Artistja ka zgjedhur të çaktivizojë komentet në dy postimet e saj të fundit në Instagram, por kohët e fundit rrjetet e saj sociale janë të mbushura me komente negative drejtuar saj. Këto komente janë nga ata që mbështesin Palestinën dhe kritikojnë qëndrimin neutral të saj. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja zgjedh të shkëputet nga rrjetet sociale.
Edhe në muajin Shkurt të këtij viti këngëtarja u largua nga bota e rrjeteve sociale për shkak të mosmarrëveshjes së saj me bashkëshorten e ish-të dashurit të saj Justin Bieber, Hailey Baldwin Bieber.