Avokadot renditen ndër frutat më të preferuara për shumë njerëz, por të paktë janë ata që e dinë se pjesa më e shëndetshme e tyre është pikërisht bërthama. Vlerat e saj kur kombinohen me ushqyes të tjerë mund të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe të parandalojnë një sërë problemesh shëndetësore.
Është e vërtetë. Të paktë janë ata që janë në dijeni për sasinë e lartë të fibrës dhe aminoacideve që gjenden tek bërthama, të cilat janë thelbësore në parandalimin dhe trajtimin e një sërë sëmundjeve.
Të dhënat shkencore tregojnë se këto bërthama kanë sasinë më të lartë të antioksidantëve në krahasim me çdo frut apo perime tjetër. 70% e të gjithë antioksidantëve tek avokado është e përqendruar tek bërthama.
Avokado përmban sasi të bollshme të yndyrnave të shëndetshme mono-të-ngopua që ofrojnë mbështetje për shëndetin e zemrës. Bërthamat janë të pasura edhe me aminoacide që ndihmojnë në parandalimin e atakut në zemër dhe goditjeve në tru.
Bërthama e avokados mundet të ulë nivelet e kolesterolit, zbusë inflamacionin dhe ënjtjet në sistemin tretës.
Konsumi i bërthamës së avokados forcon sistemin imunitar. Avokadot janë të pasura me flavonol që parandalon të ftohtin dhe gripin. Niveli i lartë i katekinës dhe procianidinës dy substanca të fuqishme kundër inflamacionit ndihmon kundër dhimbjes së kyçeve, ënjtjeve dhe kontraktimeve.
Foto: Freepik.com