Home Travel Madeira e bukur, ishulli i pranverës së përjetshme!
Madeira e bukur, ishulli i pranverës së përjetshme!
0

Madeira e bukur, ishulli i pranverës së përjetshme!

0
0

Me klimë të përhershme pranvere e ngjyrë blu të theksuar të oqeanit poshtë maleve të larta, Madeira duket sikur i përket një planeti tjetër! Fruta ekzotikë, verë e rrallë e ushqim fantastik deti, ky ishull i ka të gjitha. Njihet ndryshe si “perla e Atlantikut” ose “ishulli i pranverës së përjetshme”.

Po çfarë do të gjesh atje nëse një ditë thjesht pret biletën?

-“Pishinat e zeza të krijuara prej llavës vullkanike”

Këto lloj gropash ose “pishina natyrore” ndodhen në Porto Moniz, shumë pranë kryeqytetit të ishullit, Funchal. Të duhen vetëm 50 minuta rrugë falë një rrjeti të tërë autostradash dhe tunelesh që ndodhen përgjatë “zemrës së gurtë” të ishullit.

Tregu i veçantë

Të veshur me rroba shumëngjyrëshe, atje ndeshesh me shumë shitës lulesh, frutash ekzotikë apo peshku. “Funchai’s Mercado dos Lavradores” është spektakolar. Çdo produkt që mund të blesh i përket ishullit, që nga bananet e deri te fruti i pasionit, papaya apo “monstera deliciosa” që është një kombinim i bananes me ananasin.Porto Sant

Menduat se s’ka plazhe të bukura? Rreth 5 mijë banorë të ishullit pozicionohen në këtë zonë gjatë verës për të shijuar ujin e kristaltë. Madje këtu gjendet dhe shtëpia që thuhet se i përkiste Kristofor Kolombit, i cili u martua me vajzën e guvernatorit të ishullit.

Sanduiçët me peshk tek “Snack Bar Coca Cola”

Sanduiçi i peshkut të zi është ushqimi i preferuar në Madeira, serviret kudo. Mund të shoqërohet me një gotë birre “Coral”.

Linku: https://edition.cnn.com/travel/article/madeira-portugal-atlantic-island/index.html

Foto: Freepik.com

tags: