Home ShowBiz Në 1 vjetorin e lidhjes Luizi gjdhend portretin e Kiarës në trup
Në 1 vjetorin e lidhjes Luizi gjdhend portretin e Kiarës në trup
0

Në 1 vjetorin e lidhjes Luizi gjdhend portretin e Kiarës në trup

0
0

Luizi ka vendosur ta surprizojë Kiarën në 1 vjetorin e lidhjes me një detaj tejet të veçantë. Këngëtari ka gdhendur portretin e Kiarës në trup.

Vendosa të bëj diçka, me rastin e një vjetorit që kam me Kiarën, pavarësisht se unë këtë ditë e kam si kujtim të dhimbshëm. Babai im ka ndërruar jetë. Zoti me një dorë merr me një dorë jep. Më dha familjen, më dha Kiarën, po vjen edhe vajza. Vendosa të bëj ketë ‘tattoo’. Gëzuar festat të gjithëve.

Kiara gjithashtu ka postuar një video në Instagram ku tregohet i gjithë rrugëtimi i tyre, që nga hyrja në “BBV” dhe deri më sot ku po presin që të vijë në jetë vajza e tyre.

“Si sot 1 vit më parë, jeta ime dhe e jotja do të ndryshonin përgjithmonë. Sikur ta dija përfundimin e lumtur të kësaj historie, do t’i kaloja edhe 1000 herë të tjera ato sfida, vuajtje dhe peripeci. Më 24 dhjetor 2022, të takova ty, që më mbushe shpirtin plot dhe më dashurove pa kushte, unë si shpërblim të dhashë ty dhuratën më të bukur në jetë. Gëzuar 1 vjetorin! Të dua përjetësisht dhe faleminderit që më ke bërë të besoj në përralla, sepse çdo gjë që ti ke bërë për mua ka qenë perfekte.

Kjo video në fakt është dhe për këdo që në jetë shpreson çdo ditë, mos reshtni kurrë së besuari sepse më e mira do të bëhet për secilin. Çdo vit i ri, është një kapitull i ri në jetën tuaj!
Faleminderit edhe njëherë të gjithëve, që besuat tek ne dhe na mbeshtesni cdo ditë e më shumë njësoj sikur të ishte dita e parë. Ju duam!”-thotë Kiara.

Linku: https://www.instagram.com/stories/itsluizejlli/3264457295775490614/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/itsluizejlli/

tags: