
Ana Lika është një nga figurat më të dashura për ekranet shqiptare. Ajo së bashku me familjen e saj po kalojnë momente të vështira për shkak të humbjes së parakohshme të së ëmës.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Ana ka ndarë lajmin e trishtë me ndjekësit.
“Më këpute shpirtin moj mami. Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash dot mjaftushëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh ëngjelli jon. Ne përgjithmonë”, kanë qenë këto fjalët e para publike të Anna Likës pasi u mësua se ka humbur nënën.
Burime pranë tyre bëjnë me dije se e ëma e aktores prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë që fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte.
Linku: https://www.instagram.com/stories/anna_lika/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/anna_lika/