Home ShowBiz Margarita Xhepa tregon momentin më emocionues të karrierës së saj
Margarita Xhepa tregon momentin më emocionues të karrierës së saj
0

Margarita Xhepa tregon momentin më emocionues të karrierës së saj

0
0

Artistja e madhe e artit Margarita Xhepa ka qenë e ftuar në Opinion.

Ajo ka ndarë disa të pathëna nga jeta e saj artistike.

Margarita Xhepa ndau kujtime nga 73 vitet e saj në skenë. Aktorja e mirënjohur për herë të parë para publikut doli në moshën 15-vjeçare.

Margarita ka luajtur mbi 100 role në teatër dhe ka marrë pjesë në 40 filma. Gjatë intervistës ajo rrëfeu edhe momentin më emocionues të karrierës së saj.
“Nuk e harroj kurrë, në vitet ’60 isha 25 vjeçe. Vjen regjisori rus, do të vinte në skenë “Hamletin”, ishte një fat i madh për teatrin tonë. Kam një moment shumë të bukur sa hyri regjisori.

Duke takuar aktorët, sa më pa mua ndau rolin, Ofelia. Të gjithë erdhën më uruan sepse ishte një rol që është fat ta kesh në jetën artistike. E punova me dashuri”, tregoi aktorja.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=TBj76ODCn9Q

Burimi i fotos:https://web.facebook.com/Margarita.Xhepa.Official