‘Nuk e kisha menduar kurrë’, Kiara Tito mes emocionesh e përkufizon kështu vitin që lam pas
Kiara Tito ka ardhur me një rezyme të përgjithshme mbi vitin që i ka ndryshuar jetën.
Ky vit padiskutim për moderatoren ishte radikal në trasformimin e jetës së saj si në aspektin profesional dhe atë sentimental.
‘Viti që po lëmë pas, ka qenë për mua viti më sfidues por që më solli ndryshimet më të mëdha në jetë, ka qenë një trampolinë emocionesh.
Nuk e kisha menduar kurrë që brenda një viti të dashurohesha, të martohesha, të njihja njeriun e jetës dhe babain e fëmijës dhe të ndihesha vajza më e plotësuar në botë, njësoj siç e kisha imagjinuar nëpër ëndrra.
Ja që ëndrrat bëhen realitet dhe ka një dritë atje lart për këdo që fantazon dhe beson. Ky mund të jetë viti jot, kështu që kurrë mos i humb shpresat’.
Moderatorja është në pritje të ëmbël dhe së shpejti priten të bekohen me ardhjen në jetë të një vajze.
Linku: https://www.instagram.com/p/C1hVZRRNrAB/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8b02e607-dc24-480b-9193-13ae3beb9051
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kiaratito/