Britney Spears u ka dhënë fund zërave se ajo është duke punuar për një album të ri duke i hedhur poshtë këto thashetheme përmes një postimi në rrjetet sociale.
Këngëtarja ka sqaruar se ajo nuk do të rikthehet më në industrinë e muzikës.
Spears bëri të ditur gjatë postimit se gjatë viteve të fundit ka shkruar shpesh tekste këngësh për artistë të tjerë dhe se aktualisht është e lumtur që po ndjek këtë mënyrë për të qenë në kontakt me muzikën.
Artistja u tërhoq nga karriera në muzikë teksa vijonte betejën e saj ligjore me babain e saj, i cili kishte pushtet mbi jetën profesionale dhe private të këngëtares.
Në vitin 2022, ajo bëri një rikthim në muzikë me këngën ’Hold Me Closer’, një bashkëpunim i suksesshëm me artistin tjetër Elton John.
Linku: https://www.theguardian.com/music/2024/jan/04/britney-spears-denies-reports-of-a-new-album-i-will-never-return-to-the-music-industry
Foto: https://www.instagram.com/britneyspears_._/