Konfirmohet, Enxhi Nasufin do ta shikojmë si moderatore në ‘Big Brother Vip Fan Club’ – ArkivaNews
Home ShowBiz Konfirmohet, Enxhi Nasufin do ta shikojmë si moderatore në ‘Big Brother Vip Fan Club’
Konfirmohet, Enxhi Nasufin do ta shikojmë si moderatore në ‘Big Brother Vip Fan Club’
0

Konfirmohet, Enxhi Nasufin do ta shikojmë si moderatore në ‘Big Brother Vip Fan Club’

0
0

Enxhi Nasufi prej kohësh flitet se do të jetë moderatorja e Big Brother Fan Club. Megjithatë më në fund në daljen e saj moderatorja ka konfirmuar se zërat janë të vërtetë.

E ftuar gjatë emisionit “Ftesë në 5” ajo foli për eksperiencën në DWTS, por e gjithë vëmendja u pozicionua në lajmin më të diskutuar të momentit.

Enxhi Nasufi më në fund konfirmoi zërat se do të jetë moderatore e “Big Brother Vip Fan Club”.

Unë jam shumë mirënjohëse për gjërat që më vijnë dhe do të përpiqem ta trajtoj këtë me dinjitet dhe seriozitet. Ti e di shumë mirë që unë televizionin e kam një dashuri shumë të madhe dhe duke qenë se jam rritur me këtë gjënë, e bëjë me shumë qejf. Silvester po qe cun i mirë do të vijë aty në back stage të më ndihmoj aty mbrapa.

Shtëpia më të famshme në Shqipëri do të ndezë dritat një nga një mbrëmjen e 13 janarit. Drita që do të fiken siç e do tradita nga fituesi i këtij edicioni. Por deri atëherë është një rrugë e gjatë para, dhe patjetër një spektakël për t’u mos u humbur.

Linku: https://top-channel.tv/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/enxhinasufi/