Ndërsa disa mund të kenë nevojë të kërkojnë ndihmë nga profesionistët, Coyne thotë se ka “hapa të thjeshtë që njerëzit mund të praktikojnë, duke i ndihmuar ata të shkëputen nga mendimet negative dhe të ndërtojnë më shumë gëzim, vitalitet dhe lidhje në jetën e tyre”.
Pushoni një moment.
Nëse ndiheni të stresuar, të shqetësuar ose të mbërthyer në modele të të menduarit negative bëni një pauzë. Përqendroni vetëdijen tuaj në botën përreth jush me pesë shqisat tuaja.
Vini re ndryshimin.
Ndryshimi midis të qenit i mbërthyer në mendimet tuaja dhe të përjetimit të momentit të tanishëm përmes pesë shqisave tuaja. Vini re gjithashtu se çfarë keni bërë në mendjen tuaj.
Jeni grindur me veten? Po luftoni me mohimin e vetëvlerësimeve negative apo kritike? Po përpiqeni të largoni mendimet ose imazhet e pakëndshme nga koka juaj?
Pyesni veten nëse kjo luftë mendore po ju shërben mirë.
Etiketoni mendimet tuaja.
Nëse nuk është kështu, shikoni nëse mund të tërhiqeni dhe t’i emërtoni mendimet tuaja ashtu siç janë, në vend të të vërtetave të mirëfillta. Për shembull, ju mund të praktikoni të ngadalësoni mendimet tuaja.
Vazhdoni këtë praktikë të etiketimit, pa u përpjekur të zbutni, ndryshoni ose shmangni çfarëdo mendimi që ju ndodh. Shihni nëse mund të vini re se si është të kesh një distancë midis teje – mendimtarit – dhe mendimeve të tua.
Zgjidhni qëllimin tuaj.
Pasi të keni bërë një pauzë nga mendimet tuaja ju jeni në gjendje të zgjidhni qëllimin tuaj.
A do të vazhdoni të luftoni me mendimet tuaja? Ose mund të zgjidhni të bëni një hap të vogël drejt diçkaje që ka rëndësi për ju në jetën tuaj.
Linku: https://www.mcleanhospital.org/essential/negative-thinking
Burimi i fotos: pexele.com