Muajt e fundit, vajzat e famshme kanë përdorur tone të kaltra për sytë apo i kanë lyer thonjtë me nuancën blu pastel. Nuk është çudi që në 2024 ngjyra blu do të jetë një trend dhe ka një shpjegim psikologjik për këtë.
Sipas Constance Hart, bluja është një ngjyrë qetësuese dhe relaksuese. Efekti i saj varet nga tonaliteti që keni përpara. “Bluja e zbehtë është më e qeta dhe relaksuesja e spektrit, ndërsa turkezja është e ftohtë dhe më stimuluese”.
Sipas Pantone, bluja klasike “është gdhendur në psikikën tonë si ngjyrë e paqtë dhe sjell ndjesinë e qetësisë”. Ngjyra po depërton në fushën e bukurisë dhe që tani ka disa versione shumë krijuese.
“Baby blue” zgjon qetësinë, turkezja apo “aqua” është fenomenale, shprehëse dhe komunikon siguri. Ka disa forma që ju mund të eksperimentoni me spektrin e ngjyrës blu.
Për ta nisur ‘butësisht’, vendosni pak ton blu sysh në cepin e brendshëm të syrit. Mund ta përhapni që të mos tërheqë vëmendje, por gjithsesi ta bëjë efektin ose ta lini të theksuar. Nëse do të bëni një “cat eye”, përdorni laps blu në pjesën e brendshme të syrit ndërsa nëse do të guxoni deri në fund, toni i syve është zgjedhja perfekte për të krijuar hije apo edhe të ngjyrosë me blu kapakun e syrit.
Foto: Freepik.com