Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me miqtë, familjen, të afërm ose kolegët tanë, shumica prej nesh ndiejnë nevojën të dinë se çfarë mendojnë secili në të vërtetë për ne. Edhe nëse na shprehin ndjenjat e tyre, një dyshim mund të mbetet në mendjen tonë.
Sipas ekspertes së marrëdhënieve, Kimberly Moffit, ekzistojnë tre mënyra që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni se si ndihet dikush për ju.
-Vini re nëse ai/ajo përpiqet t’ju ndihmojë ose relaksojë
Përshembull nëse ju po flisni hapur me dikë për një problem në jetën tuaj, shihni me kujdes se si reagon personi në fjalë. Nëse ai është si shumica e njerëzve, do të dëgjojë me empati dhe do t’ju lejojë të shfryheni. Por në rast se ka ndjenja tejet pozitive ndaj teje, ai nuk do ndalet me kaq. Do ju sugjerojë ndonjë zgjidhje për problemin që keni, pra le të themi do e trajtojë situatën si të ishte e vetja.
-Shikoni gjuhën e trupit të tyre kur hyni në një dhomë
Gjuha e trupit është një shenjë e fuqishme, nënndërgjegjeshme që mund të zbulojë se si ndihet vërtet dikush. Kushtojini vëmendje se si ndryshojnë mimikat apo qëndrimi i trupit kur ju jeni të pranishëm.
“Pavarësisht se çfarë lloj marrëdhënieje keni me atë person, gjuha e trupit të tij do të reagojë në mënyrë të pandërgjegjshme kur dikush që ata pëlqejnë hyn në dhomë. Është një reagim i natyrshëm ndaj dëshirës primitive të njeriut për t’i bërë përshtypje personit që i intereson”, shpjegoi eksperti i marrëdhënieve.
-Vini re tendencën e tyre për të hequr çdo pengesë mes jush
Ngjan disi komike, por njerëzit që vërtet ju duan në jetën e tyre, e bëjnë shpesh një veprim që mbase se kishit menduar kurrë. Heqja e objekteve midis jush kur jeni duke biseduar! Kjo sjellje është e rrënjosur në nevojën primare të tjetrit për të eliminuar çdo pengesë mes jush, fizike apo emocionale.
Linku: https://www.fastcompany.com/90979379/how-to-know-what-others-really-think-about-you
Foto:Freepik.com