
Albi Nako është një presonazh i spikatur në estaradën tonë. Jeta e tij sentimentale ka kuriozuar gjithmonë ndjekësit.
Gjatë qëndrimit në Big Brother Vip ai ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e tij sentimentale.
“S’dua të jap emra. Unë kam katër vjet që bashkëjetoj me dikë. Nga Shkodra është”, shprehet ai.
I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj: “Më tha fli me kë të duash”, por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.
Për sa i përket ish-partneres Klaudia Pepa dhe nëse ajo do ta mbështesë në BBV, Albi tha:
“Pa dyshim që po. Ne jemi ndarë në paqe. Unë gëzoj respekt për të, besoj edhe ajo për mua sepse e kam rritur edhe profesionalisht.”
Linku: https://www.instagram.com/albi_nako/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/albi_nako/