Home ShowBiz Klodian Duro reagon pas përjashtimit nga Big Brother Vip
Klodian Duro reagon pas përjashtimit nga Big Brother Vip
0

Klodian Duro reagon pas përjashtimit nga Big Brother Vip

0
0

Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në Big Brother VIP është ndërprerë sot.

Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit.

Me vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura tek të cilat besoj vertetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Një ndjesë shumë e sinqerte i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve!
Kujtojmë se mbrëmë, pas prime-t, Klodiani, në një bisedë me banorët tha:“Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!”

“Asnjëherë vëlla, larg qoftë. Nuk je ti ai. Kurrë nuk je ti ai. Unë e di që s’je ti ai. Harroje atë, ndërro muhabet, mos ta dëgjoj më”, iu drejtua Meritoni, por ish-futbollisti vazhdonte me deklaratën ku pohonte se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Vëllai i Madh mori menjëherë masa, duke e përjashtuar nga gara.

‘Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme, që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron nga gara.

Linku: https://www.instagram.com/klod_duro/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/klod_duro/

tags: