
Ndërsa një vakt i lehtë para gjumit është zakonisht i padëmshëm, të shkosh në shtrat me stomakun plot mund të jetë i dëmshëm për cilësinë e gjumit dhe shëndetin e përgjithshëm.
Kur shkoni për të fjetur, trupi juaj fokusohet në pushim dhe rikuperim, jo në tretje. Ushqimi menjëherë para gjumit mund të prishë procesin e tretjes, duke çuar në parehati, probleme me stomakun dhe metabolizëm të kompromentuar.
Me kalimin e kohës, kjo mund të kontribuojë në shtimin e peshës dhe gjendjet shëndetësore të lidhura me to.
Gjithashtu ajo që ka rëndësi është madhësia e vaktit. Vaktet më të mëdha janë përgjithësisht më të vështira për t’u përpunuar nga sistemi tretës, veçanërisht kur jeni shtrirë.
Linku: https://share.upmc.com/2015/11/is-it-bad-to-sleep-after-a-meal/
Foto: Freepik.com