Home ShowBiz Pas eliminimit pak para finales, Kaderi reagon për herë të parë
Pas eliminimit pak para finales, Kaderi reagon për herë të parë
0

Pas eliminimit pak para finales, Kaderi reagon për herë të parë

0
0

Pak ditë larg finales, mbrëmjen së djeshme Kaderi u eliminua nga gara e “BBVK”. Ajo ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Gjatë ditëve të qëndrimit në shtëpi ajo ka qenë e përfshirë në debate dhe situata të ndryshme, ndërsa nuk kanë munguar dhe momentet gazmore.

Ditën e sotme ajo ka bërë një reagim për herë të parë pas eliminimit nga “BBVK”.

Kaderi: Nuk po u besoj dot syve sa shumë dashuri jam duke parë! Një eksperiencë e paharrueshme, emocione të pazëvendësueshme. “BBVK” do të ngelet gjatë në mendjen time. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më mbështetën në këtë rrugëtim, familjen, njerëzit më të afërt, e sidomos të gjithë ata që më votuan e qëndruan me mua 24/7 para ekranit, nuk do t’ju zhgënjej, ju jam tërë jetën mirënjohëse. Qëndroni pozitiv, duajini më të dashurit tuaj dhe kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat dhe qëllimet tuaja. Kaderi ju do shumë.

Linku: https://www.instagram.com/kaderkicaj_/

Foto: https://www.instagram.com/kaderkicaj_/