Nuk mund ta mohojmë: Të gjithë kemi një dëshirë universale që të dukemi bukur në foto
Shumë prej nesh kanë vetëbesim kur realizojnë një foto për veten apo për të tjerët, por të gjithë e kemi një foto të keqe në telefon që thjesht nuk e shohim dot.
Mos i bashkoni gishtat e duarve
Asnjëherë mos i kryqëzoni gishtat e duarve, sidomos kur bëhet fjalë për fotot familjare, me fëmijë etj. Nuk ka asgjë romantike në detajin e gishtave të bashkuar në foto, kjo sipas fotografëve profesionistë. Në vend të kësaj, zgjidhni gishta të mbivendosur. Ose më mirë akoma, mbani diçka në duar që fotoja të duket jo si e stisur, por të japë idenë se kjo është një pozë shumë natyrale.
Mos e vendosni të gjithë peshën e trupit te këmbët e përparme
Shpesh duket sikur njerëzit “kërcejnë” nëpër foto, ose e lëshojnë peshën e trupit vetëm në njërën këmbë, ndërkohë që nuk është kjo formula e duhur për një super foto. Ju duhet ta vendosni peshën e turpit në këmbë te pasme. Kjo vlen edhe kur uleni ose kryqëzoni këmbët. Nxirrni njërën këmbë para dhe krahët pas dhe do të keni një pozicion të lezetshëm për foto.
Mos i mbani shpatullat në një anë
Kur i ktheni pas shpatullat duket sikur dilni më të tensionuar në foto. Ndaj, mos u kontraktoni, por merrni pozën me duart e “princeshës”. Shpatullat pas dhe duart para jush sikur po mbani një çantë, bërrylat larg nga busti juaj dhe do të dukeni perfektë.
Linku: https://learn.zoner.com/three-mistakes-avoid-pictures-people/
Foto: Freepik.com