Home Lifestyle Parashikimi i motit, 5 shkurt 2024
Parashikimi i motit, 5 shkurt 2024
0

Parashikimi i motit, 5 shkurt 2024

0
0

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta përgjatë shtrirjes perëndimore ndërsa në zonat malore lindore do të ketë kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det përgjatë gjithë ditës me shpejtësi 28 m/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com