Një ‘Prime’ tepër i rrëmujshëm u transmetua mbrëmjen e së martës në ‘BBV3’. Një deklaratë tepër e fortë erdhi nga Albi për Romeon, ku për këtë të fundit ishte shumë e papritur dhe i erdhi si ‘thikë mbas shpine’.
‘Je një njeri pa këllqe që fshihesh mbas vajzave- i tha Albi Romeos. Sakaq lidhur me këtë deklaratë ka ndodhur një sqarim i vogël mes djemëve pasditen e sotme.
Pjesë nga debati:
‘Për shpirt të prindërve që i kam në shtëpi, që i kam gjënë më të shenjtë, se më dridhet mjekrra për ata, nuk e kam patur për atë gjë. Ishte ideja e kurajos dhe guximit, tjetër gjë termi që i vura sipër më beso. Dua të kap termin, mos më keqkupto. Po them për shpirt të prindërve.’- tha Albi.Romeo: Nga gjithë gjëja je ok ti? Nuk ishte mbas shpine ajo apo jo? Ishte kështu në sy ?
Albi:Po pse ishte paburrëri për shembull?
Romeo:Po sepse gjithë ditën ke ndenjur me mua.
Albi: Po rrimë bashkë o Romeo, ç’lidhje ka, përsëri mund të rrimë.
Romeo; Shiko çfarë bën ti! Ti të ofendon në pikën më të fundit, dhe thua çfarë të keqe ka. Unë jam i qartë me ty, rrofsh, faleminderit, më lër të qetë.
Albi: Doja vetëm të të sqaroja.
Linku: https://bigbrothervip.top-channel.tv/video/nga-mua-nuk-ke-cfare-merr-me-romeo-i-drejtohet-albit-nuk-e-di-si-do-e-justifikosh-veten/
Foto: https://www.instagram.com/albi_nako/