‘Sanremo’ ka hapur dyert për vitin 2024. Në mbrëmjen e dytë të Festivalit i ftuar special ishte aktori i njohur amerikan John Travolta i cili dhuroi nota humori në skenë duke interpretuar një nga rolet ikonike të “Ballo del Qua Qua”.
Sigurisht që pjesëmarrja e tij kushtoi por askush nuk e priste që çmimi i ofruar nga ‘Rai’ të ishte kaq “i kripur”. Mediat italiane raportojnë se Travolta mori 200 mijë euro për shfaqjen e vogël që nuk zgjati më shumë se 15 minuta. Shifra, sipas burimeve italiane, nuk përfshin shpenzimet e udhëtimit, pasi aktori arriti në Nice me avionin e tij privat.
Por ka një rast tjetër që ka të bëjë me John Travoltën dhe ka të bëjë me këpucët e U-Power, kompania me qendër në Monza (e cila në fakt i jep emrin stadiumit të skuadrës së Gallianit në Serinë A). Duket se për veshjen e atleteve të bardha, të inkuadruara vazhdimisht nga drejtorët e Rai-t është paguar një milion euro nga e njëjta kompani. Gjë që do të përbënte një rast të ri reklamimi të fshehtë që prezantuesi i Festivalit, Amadeus ishte përpjekur aq shumë ta shmangte.
Linku: https://news.italy24.press/news/1253186.html
Foto: https://www.instagram.com/johntravolta/