
Vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike duke sjellë; alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pashershme në të gjithë territorin e vendit, por më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore – veriperëndimore.
Pjesa e dytë e ditës do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura në zonat malore, duke rrezikuar momente me pika shiu në ekstremin Verior të vendit.
Temperaturat e ajrit do të jetë të larta në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C vlera më e ulët në zonat malore deri në 21°C temperatura maksimale përgjatë vijës bregdetare.
Përsa i përket parametrit të erës; do të rritet intensiteti i saj ku shpejtësia maksimale do të arrijë deri në 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor; ndërkohë në brigjet detare do të krijohen dallgë deri në 5 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com