
Banorët e Big Brother Vip 3 vijojnë të thyejnë rregullat e produksionit. Vëllai i Madh ka vendosur t’i paralajmërojë me një zarf të kuq. Ledjona ka lexuar zarfin ku në të komunikohej:
‘Banorë, Vëllai i Madh ka vënë re se shpeshherë ju harroni rregullat bazë të këtij formati. Ai ju rikujton që të vendosni mikrofonin në çdo moment dhe të keni kujdes për mirëmbajtjen e tij, t’i bindeni zërit të Big Brother menjëherë kur ju kërkon të futeni në shtëpi, të mblidheni në living, apo të dilni në oborr.
Të respektoni leximin e zarfit gjatë të cilit duhet të jenë të gjithë të pranishëm dhe të ulur në living. Kjo është hera e fundit që Big Brother ju paralajmëron përpara se të marrë masa për të gjithë shtëpinë.”
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/