
Sipas MeteoAlb që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellim ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat Veriore dhe Jugore duke krijuar, mundësi për reshje të pakta shiu.
Pjesa e dytë e ditës do të shtojë, vranësirat në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu ku në ekstremin Verior priten edhe rrebeshe. Gjatë natës i gjithë vendi do te dominohet nga vranësira dhe shira me intensitet të ulët deri mesatar.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera më e lartë përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.
Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-23-shkurt-2024/
Foto: Freepik.com