Një debat i ashpër ka shpërthyer mes dy vajzave, Françeskës dhe Eglës. E gjitha ka nisur pasi Egla ka komentuar format trupore të Françeskës duke e quajtur të shëndoshë.
Françeska e ka quajtur këtë bullizuese dhe të pavend.
Gjithashtu moderatori i “Big Brother Vip”, është treguar mjaft i prerë duke e ndaluar këtë gjë rreptësisht.
“Egla dhe të gjithë të tjerët duhet të ta kuptojnë që ‘body shaming’ nuk është e lejueshme. Ky mesazh është shumë i rëndësishëm. Kuptoje rëndësinë e gjëse. Po jepni mesazhe për miliona njerëz. Mund ta keqkuptojnë direkt.
Nuk dua të dëgjoj çfarë komenti keni për të thënë. Njerëzit kuptojnë të gjithë situatën dhe shpesh herë keqkuptojnë çfarë thuhet aty brenda. Nuk besoj se aty brenda thuhen gjërat me qëllim bullizmin, por ju duhet të kuptoni rëndësinë e mesazheve që jepni. Mesazhet që jepni shkojnë përtej lojës dhe duhet ta mendoni këtë. Numëroni deri në 10 para se të thoni diçka. Jemi në vitin 2024 dhe flasim akoma ke vënë bark apo jo.”- tha Ledioni.
Linku: https://www.instagram.com/egla_ceno/
Foto: https://www.instagram.com/egla_ceno/