
Brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, kanë filluar dinamikat dhe duket se situatat sa vijnë e bëhën më intersante.
Një situatë e tillë dhe e papritur ka ndodhur mes Romeos dhe Heidit. Mes çiftit ka patur disa keqkuptime, gjë e cila e ka bërë Romeon të tregonte se kjo javë ishte ndër më të vështirat për to.
Por nga ana tjetër, shtoi se ka besim të plotë tek Heidi. Edhe kjo e fundit u shpreh se Romeo nuk i ka lënë asnjë shkas që ajo të mos ketë besim tek ai.
“Është shumë e vështirë të analizoj sot gjithçka që ne kemi jetuar. Kanë qenë ditët më të vështira në këtë shtëpi. Unë nuk u besoj këtyre murreve, por asaj gocës po.”- tha Romeo.
“Unë i besoj Romeos dhe ai nuk më ka dhënë shkas që të mos i besoj.”- tha Heidi.
“Unë i kam bërë disa pyetje Heidit për të cilat prisja përgjigje, por ndonjëherë flasin dhe sytë dhe unë i kam marrë përgjigjet me sy.”- tha Romeo.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Foto: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/