
Aktorët Julianne Moore dhe Nicholas Galitzine, së bashku me kastin dhe ekipin e psikodramës historike “Mary & George” kaluan në tapetin e kuq për premierën në Londër.
Seriali i kufizuar Sky Original tregon historinë e vërtetë të Mary Villiers, luajtur nga Moore, një grua me fillime modeste, e cila vendos një plan në lëvizje për të ngritur familjen e saj përmes shoqërisë duke shtyrë djalin e saj të dytë, George, të luajtur nga Galitzine, për të joshur Mbretin. James VI i Skocisë dhe i pari i Anglisë, i luajtur nga Tony Curran, bëhet i dashuri i tij i plotfuqishëm.
Galitzine i tha Reuters, se kjo është një marrëdhënie shumë jofunksionale në shumë mënyra dhe mendoj se dashuria e saj është shumë e kushtëzuar. Aktorja është në gjendje të bëjë gjithçka në film për ta nxjerrë familjen e saj nga varfëria me çdo kusht.
Në mesin e kastit gjithashtu të pranishëm në premierë ishin aktorët Tony Curran, Alice Grant dhe Jacob Mçarthy. Mary & George do të transmetohet në Mbretërinë e Bashkuar në Sky Atlantic më 5 Mars.
Linku: https://www.instagram.com/juliannemoore/