Aktori i njohur Julian Dead ditën e djeshem ka thyer rregullat duke hapur një zarf pa leje nga Vëllia i Madh.
Nga kjo ai prishi dhe lojën e buxhetit, duke i lënë banorët me vetëm 10% të buxhetit.
Për thyerjen e rregullave, Vëllai i Madh vendosi që ta dënonte, duke e lënë pa duhan dhe buxhet deri në një nioftim të dytë.
“Vëllai i Madh ka marrë një vendim për hapjen e zarfit nga Juli. Më njofton se Juli do dënohet me ndalimin e duhanit dhe buxhetit personal deri në një njoftim të dytë. Kështu që Juli do të varet nga banorët e tjerë, nëse ata do t’i japin apo jo. Pra ai do duhet tu kërkojë banorëve me mirësjellje, jo me zor siç hape zarfin.”- tha Ledioni.
“Faleminderit Vëllai i Madh që më mundësove të marr nga të tjerët”- ishte përgjigjia e Julit.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Foto: https://www.instagram.com/juldeda/