Nëna e këngëtares po përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me vajzën e saj Noah.
Drama në familjen Cyrus vijon. Nëna e këngëtares së njohur Miley Cyrus u bë kryefjala e mediave rozë për shkak të romancës me ish-partnerin e vajzës së saj Noah.
Mediat e huaja shkruajnë se nëna e 5 fëmijëve po përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me vajzën e saj më të vogël. Pavarësisht përpjekjeve të saj, një burim i brendshëm për revistën e njohur “US Weekly” bën me dije se dyshja janë përçarë dhe mundësitë që marrëdhënia e tyre të rregullohet janë të vogla.
“Noah dhe Tish nuk kanë folur që kur e gjithë kjo ndodhi“, thotë më tej ky burim.
Kjo përçarje sipas “Daily Mail” u vu re edhe kur dyshja nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në rrjetet sociale.
56-vjeçarja e bëri publike romancën e saj me ish-yllin e “Prison Break” Dominic Purcell në nëntor 2022, dhe vetëm disa javë më vonë u martuan në një ceremoni private në oborrin e shtëpisë së Miley-t në Malibu.
Vajza më e vogël e Tish-it mungonte në ceremoni, madje u tha se Miley kishte vendosur roje të armatosura jashtë shtëpisë së saj atë ditë si një masë paraprake për të mbajtur jashtë banesës së saj të motrën.
Linku: https://people.com/miley-cyrus-family-drama-timeline-8603869
Foto: https://www.facebook.com/MileyCyrus