Artistja ndihet e plotësuar si në jetën profesionale ashtu edhe në atë private.
Selena Gomez është e lumtur me jetën e saj. Kështu ka deklaruar vetë ajo në një intervistë për revistën Rolling Stone.
“Ndihem sikur më në fund jam në një vend të mirë me gjithçka në jetën time,” i tha revistës ylli i filmit “Only Murders in the Building”.
Përveç publikimit të këngëve të reja dhe punës me albumin e saj të katërt në studio, krijuesja e hitit “Love On” është në një marrëdhënie të lumtur me producentin muzikor Benny Blanco.
Këngëtarja konfirmoi në dhjetor 2023 se kishte gjashtë muaj që ishte në një romancë me Blanco. Në atë kohë, ajo u shpreh se ai ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur ndonjëherë në jetë. Ajo është shprehur se është mjaft mirë të jesh në një marrëdhënie me dike që “e kupton” botën e showbiz-it dhe që e respekton.
Ndërkohë, përveç angazhimeve muzikore ajo po merret edhe me aktrim. Gomez ka filluar xhirimet e sezonit të katërt të Only Murders in the Building së bashku me Steve Martin dhe Martin Short.
Linku: manchesterjournal.com/arts_and_culture/entertainment/selena-gomez-happy-with-everything-in-her-life/article_6e662097-adee-5207-a36a-b7ce37471556.html
Foto: https://www.instagram.com/selenagomez/