Home ShowBiz Fejohet në moshën 92-vjeçare Rupert Murdoch
Fejohet në moshën 92-vjeçare Rupert Murdoch
0

Fejohet në moshën 92-vjeçare Rupert Murdoch

0
0

Miliarderi Rupert Murdoch, i cili pas pak ditësh do të festojë ditëlindjen e tij të 93-të, është fejuar me partneren Elena Zhukova.

Pas fejesës, ai pritet edhe të martohet së shpejti megjithëse nuk është specifikuar data.

Dasma e manjatit të medias me të dashurën 67-vjeçare ruse do të mbahet në pronën e tij në Kaliforni.

Lajmin për fejesën e 92-vjeçarit me biologen e njohur, e cila u largua nga Rusia dhe jeton prej tre dekadash në Shtetet e Bashkuara, u raportua fillimisht nga New York Times.

Elena Zhukova ka qenë e martuar më parë me miliarderin rus të naftës Alexander Zhukov, ndërsa vajza e tyre Dasha, një biznesmene, ishte e martuar me oligarkun rus Roman Abramovich deri në vitin 2017.

Dasma e afërt vjen vetëm disa muaj pasi Murdoch dha dorëheqjen si kryetar i rrjetit televiziv Fox News, duke i dhënë fund një karriere prej më shumë se shtatë dekadash në krye të një perandorie prestigjioze mediatike.

Linku: https://www.independent.co.uk/news/uk/rupert-murdoch-wife-engaged-elena-zhukova-jerry-hall-b2509248.html

Foto: https://www.instagram.com/rupert_murdoch/