Dojna Mema është goxha aktive në rrjete sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj. Këtë herë nëpërmjet një postimi me Vlashentin moderatorja ka zbuluar më shumë detaje rreth fillimit të romancës së tyre.
Dojna tregoi se gjithçka filloi si shoqëri ku 6 vite më parë dyshja ishin shumë shokë me njëri-tjetrin dhe më pas vendosën të hidhnin një hap më tej.
‘Si sot 6 vite më përpara ky djali nuk ishte ende i dashuri im, por shoku im më i ngushtë. Nga Tirana në Paris kalonim ditët e netët bashkë me një telefon në dorë duke i treguar gjithçka njëri-tjetrit, përveçse pëlqimit që kishim. Për mua “i duhuri” duhet të jetë gjithmonë shoku yt më i ngushtë, pastaj të tjerat e ndjekin pas.’
Linku: https://www.instagram.com/p/C4YIWOztJtB/?utm_source=ig_embed&ig_rid=09f15dbd-091b-4aa9-8f78-bc16dd14a1df
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/C4YIWOztJtB/?utm_source=ig_embed&ig_rid=09f15dbd-091b-4aa9-8f78-bc16dd14a1df&img_index=2