Home Lifestyle Parashikimi i motit 11 Mars 2024
Parashikimi i motit 11 Mars 2024
0

Parashikimi i motit 11 Mars 2024

0
0

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë terriotin e vendit; reshjet do të jenë më intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë në zonat veriperëndimore dhe Jugperëndimore të territorit; herë pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike, kryesisht në brigjet joniane.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin intensifikim të intensitetit të shirave përgjatë gjithë ultësirës perëndimore ndërsa reshje më të pakta do të kenë zonat malore.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje  në orët e mëngjesit por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-11-mars-2024

Foto:Freepik.com

tags: