Home ShowBiz Vanessa Hudgens zbulon se është në pritje të ëmbël
Vanessa Hudgens zbulon se është në pritje të ëmbël
0

Vanessa Hudgens zbulon se është në pritje të ëmbël

0
0

Aktorja e mirënjohur Vanessa Hudgens ka zbuluar se është në pritje të ëmbël.  Lajmin për shtatzaninë ajo e ka zbuluar teksa parakalonte në tapetin e kuq për ceremoninë e çmimeve Oscar.

35-vjeçarja, e cila u martua me lojtarin profesionist të bejsbollit Cole Tucker disa muaj më parë, ka pozuar për foto në tapetin e kuq me këtë fustan të zi të ngushtë.

Në dhjetor të vitit që lamë pas, Hudgens dhe Tucker u martuan në Meksikë.

Çifti ka preferuar ta mbajnë lidhjen e tyre të dashurisë larg syrit të publikut. Megjithatë ishte vetë  Hudgens që konfirmoi thashethemet se të dy ishin çift gjatë një emsioni në maj 2021 dhe zbuloi se ishte ajo që bëri lëvizjen e parë.

Që prej bërjes publike të lidhjes së tyre, dyshja nuk kanë nguruar t’i bëjnë dedikime njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Linku: https://www.nbcsandiego.com/entertainment/entertainment-news/vanessa-hudgens-reveals-on-oscars-red-carpet-that-shes-pregnant-with-her-first-baby/3457680/

Foto: https://www.instagram.com/vanessahudgens/