Mbrëmjen e djeshme, prezantuesi i “Big Brother Vip”, ka zbuluar një surprizë e cila do të ndodh mbrëmjen e së shtunës.
Ai ka theksuar se befasia e shumë pritur më në fund do të ndodhi, pasi i ftuar do të jetë ish-fituesi i “Big Brother Vip”, i edicionit të dytë Luiz Ejlli.
“Është përfolur më së shumti këtë kohë, a do të hyjë, çfarë do të bëjë. E kam fjalën për fituesin e edicionin të kaluar të “Big Brother VIP”. Luiz Ejlli do të jetë i ftuar të shtunën, ku do të na shoqërojë gjatë gjithë mbrëmjes”, tha moderatori.
Kujtomë që në nominim këtë javë janë Françeska, Ilnisa, Roza dhe Sara Karaj, ku njëra prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunën.
Votimi për publikun është për banoren që duan të shpëtojnë.
Linku: https://www.instagram.com/mr.ledionlico/
Foto: https://www.instagram.com/mr.ledionlico/