Home ShowBiz Shakira: Lashë karrierën pezull për të qenë me Pique
Shakira: Lashë karrierën pezull për të qenë me Pique
0

Shakira: Lashë karrierën pezull për të qenë me Pique

0
0

Ndonëse u ndanë në qershor të vitit 2022 interesi për ish-çiftin Shakira dhe Gerard Pique vijon të jetë i lartë.

Këngëtarja e njohur kolumbiane ka folur në një intervistë për Sunday Times për jetën e saj me ish-futbollistin e njohur.

“Për një kohë të gjatë e lashë karrierën time pezull, për të qenë pranë Gerardit, në mënyrë që ai të luante futboll”, tha Shakira duke theksuar se ka bërë shumë sakrifica për dashurinë.

Sipas mendimit të Shakira-s, ekziston një diferencë e rëndësishme mes artistëve dhe sportistëve duke lënë të nënkuptohet se çifte të këtyre dy profesioneve funksionojnë shumë pak.

“Ndjeshmëria është thelbësore në punën e një artisti. Një atlet është në një gjendje lufte të vazhdueshme dhe duhet të shmangë ndjeshmërinë me çdo kusht. Kjo është arsyeja pse është ndoshta një ide shumë e keqe që një artist të lidhet me një sportist”, ka vijuar më tej këngëtarja.

Pas ndarjes, Gerard filloi një lidhje romantike me Clara Chia Marti. Shakira i dha lamtumirën Spanjës dhe filloi një kapitull të ri në Miami.

Kjo periudhë ka qenë shumë e suksesshme për këngëtaren e cila do të publikojë albumin e saj të parë në shtatë vjet Las Mujeres Ya No Lloran.

Linku: https://www.harpersbazaar.com/celebrity/latest/a60229042/shakira-put-music-career-on-hold-for-gerard-pique/

Foto: https://www.instagram.com/shakira/