Home Lifestyle Si ta kuptosh që ai (ajo) meriton edhe një shans të dytë
Si ta kuptosh që ai (ajo) meriton edhe një shans të dytë
0

Si ta kuptosh që ai (ajo) meriton edhe një shans të dytë

0
0

Shumë herë e kemi të vështirë të shkëputemi nga një marrëdhënie e cila në fakt ka rezultuar e pashëndetshme prej një kohe të gjatë, duke i dhën gjithmonë një shans të dytë lidhjes.

Të vendosni nëse do të jepni shanse të dyta në një marrëdhënie pas një mosmarrëveshjeje të madhe, tradhtisë ose llojeve të tjera të problemeve mund të jetë e vështirë dhe emocionale.

Ndërsa dhënia e shanseve të dyta në marrëdhënie mund të çojë në marrëdhënie më të forta dhe më të shëndetshme, disa faktorë duhet të merren parasysh përpara se të merret ky vendim.

Nëse akoma po pyet veten për këto gjëra, më poshtë janë disa shenja që të tregojnë se duhet t’i japësh edhe një shans të dytë (shpresojmë që kjo ndjesi të jetë e përbashkët).

Analizon shumë çdo situatë

Edhe pse marrëdhënia ka marrë fund, ti nuk resht së menduari se si shkoi gjithçka aq keq, rishikon çdo mesazh, analizon çdo argument, çfarë bëri ai gabim dhe si i hodhe poshtë të gjitha. Ndoshta, thjeshtë ndoshta, nëse do të ishe pak më e duruar, ju do të ishit akoma bashkë.

Nuk pushon së foluri për të

Të gjitha mikeshat e tua e dinë shumë mirë që sa herë do të ulesh me to, ngado të vërtitet biseda, është e pamundur të mos shkojë tek ai. Nuk pushon së treguari për të dhe e gjen gjithmonë lidhjen për ta bërë pjesë të bisedës.

Shoqet të rekomandojnë të kthehesh

Hmm, nëse ti je ende me pikëpyetje, kjo gjendje bëhet edhe më e veshtirë nëse në lojë futen edhe shoqet, të cilat vijojnë të thonë të njëjtën gjë” “si u ndatë ju të dy, pse nuk i jepni njëri-tjetrit edhe një shans?”

Fotografitë me të janë gjithandej

Në çdo kënd të shtëpisë, në tavolinën e zyrës, në ekranin e kompjuterit. Nëse nuk i ke ndryshuar akoma fotot, është e qartë që nuk je akoma gati për të thënë “lamtumirë”

Vijon komunikimin me të në rrjetet sociale

Në Facebook-un e tij ke njëlloj akses si edhe më parë, madje tani edhe më tepër për të ditur çfarë bën kur nuk është me ty, por sidomos kontrollon çdo ndryshim që mund të ketë bërë me statusin civil.

Linku: https://www.healthshots.com/mind/emotional-health/3-things-to-consider-before-giving-a-second-chance-in-a-relationship/

Foto: Freepik.com

tags: