Megan Fox ka komentuar rreth ndryshimit të pamjes së saj dhe ka renditur të gjitha ndërhyrjet që ka kryer ndër vite. Megjithatë, ka një operacion që ajo nuk mundet ta kryejë.
37-vjeçarja foli rreth fëmijërisë dhe marrëdhënies me Machine Gun Kelly, por ndau edhe detajet pikante për ndërhyrjet që shpesh e kanë vendosur edhe në qendër të kritikave.
Megan tha se ka kryer “shumë pak” ndërhyrje në gji midis filmave të parë dhe të dytë të “Transformers”.
“I bëra prapë kur nuk ushqeja më fëmijët me gji”, tha aktorja e cila ka tre djem me ish-bashkëshortin Brian Austin Green dhe më pas shtoi se për shkak të një problemi, u desh që t’i rregullonte sërish implantet.
Ajo kërkoi gjinj të mëdhenj, por mjekët nuk ia plotësuan kërkesën pasi nuk i përshtateshin me trupin dhe i vendosën implantet më të mëdha që mund të përballonte.
Fox qartësoi edhe thashethemet për ndërhyrje të shumta në hundë dhe zbuloi arsyen e vërtetë pse hunda e saj duket kështu. “E bëra hundën të të 20-at e hershme”, tha Megan që është akuzuar se ka kryer 6-8 rinoplasti. Aktorja pranoi se ka aplikuar Botox dhe injeksione, por hunda e saj duket kështu për shkak të konturimit të theksuar me grim.
Linku: https://www.vanityfair.com/style/megan-fox-reveals-the-plastic-surgery-she-has-and-hasnt-done-and-her-very-specific-pre-op-requirements